Legjenda e familjes bardheblu tashmë një ëngjëll, ndahet nga jeta kapiteni Nuri Bylyku

schedule10:39 - 18 Janar, 2023

schedule 10:39 - 18 Janar, 2023

Moment i trishtë në historinë e futbollit të Tiranës, pasi në mbrëmje ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare ish-kapiteni bardheblu, Nuri Bylyku, një legjendë e klubit.

Nuri Bylyku ishte mesfushori luftarak i skuadrës së Tiranës, ku gjithashtu ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-1965 i cili do të ngrinte trofeun e kampionit të Shqipërisë.

Pasi i dha fund karrierës sportive, Bylyku nuk u largua nga klubi i Tiranës, duke u pozicionuar si trajner, inspektor dhe shef klubi.

Familja e madhe bardheblu është në zi, pasi ka humbur legjendën e madhe i cili gjithë jetë e tij ia kushtoi klubit të Tiranës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!