Legjenda braziliane kritikon “pleshtin”: Messi tregoi mungesë respekti ndaj PSG-së

schedule10:53 - 5 Maj, 2023

schedule 10:53 - 5 Maj, 2023

“Distanca” e krijuar mes klubit të PSG dhe “pleshtit” Lionel Messi po zgjerohet dita-ditës, me 7 herë fituesin e “Topit të Artë”, që pas ndeshjes ndaj Lorient vendosi të udhëtonte pa lejen e klubit drejt Arabisë Saudite, duke acaruar jo pak bordin dhe Presidentin Al-Khelaifi.

Kritikat qenë të shumta drejt argjentinast, teksa ditën e sotme mendimin e tij mbi këtë çështje e dha dhe “legjenda” e futbollit brazilian dhe spanjollëve të Barcelona, Rivaldo, i cili tha se Messi tregoi një mungesë respekti drejt klubit.

“Messi shkoi në Arabinë Saudite pa leje nga PSG dhe përfundoi duke marrë një pezullim dy-javor nga klubi. Të gjitha indikacionet tregojnë se ai shkoi në Arabinë Saudite për të zgjidhur kontratën e tij.

Megjithatë, isha pak i trishtuar kur pashë Messin duke treguar një mungesë respekti për klubin e tij aktual, gjë që është shumë e pazakontë për të. Ai padyshim mund të gjejë një alternativë më të mirë të flasë me klubin, të presë sauditët të vijnë në Paris, madje të presin që të përfundojë sezoni. Ai mund të vijë në mirëkuptim me PSG-në për të mos krijuar probleme.

Messi ka qenë gjithmonë një model dhe kritikët e tij kanë pritur diçka të tillë për ta sulmuar. Messi mund ta kishte shmangur këtë në një kohë kur Ligue 1 po i vjen fundi dhe klubi i tij po i afrohet titullit francez”,- tha për “pleshtin” ish-“bomberi” brazilian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!