Në “Log” me Edri Xhafon po diskutohet mbrëmjen e së hënës rreth legalizimit të kanabisit mjekësor, çështje kjo që ishte e vendosur tek “Këshillimi Kombëtar” nga qeveria mes 11 të tjerave.
Gazetari Mentor Kikia shprehet se bëhet fjalë për një kriminalizim që i bëhet ekonomisë pasi që të arrihej deri tek legalizimi fillimisht duhej të kishim një projekt të qartë.
Gazetari theksoi se vendi ynë nuk ka industri farmaceutike dhe për rrjedhojë fermerët që licencohen do ta shesin në vendet që kanë industri të tillë. Por, sipas Kikisë nëse nuk gjejnë treg, mundësitë janë që bimët narkotike të hidhen në tregun e zi vendas.
“Ne nuk kemi industri farmaceutike për të përpunuar. Kultivuesit e kanabisit, do punësojnë fshatarët që do lënë fushat pa domate dhe do shesin te ato vendet që kanë industri farmaceutike. Nëse s’ka treg, do ta hedhin në tregun e zi tonin? Nëse duhet të vinë ilaçe më përmbajtje kanabike, të futen…” /abcnews.al/