Legalizimet në Durrës, tre mijë dosje përfunduan brenda një viti

schedule14:29 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 14:29 - 22 Dhjetor, 2018

Ndërkohë që zona A në Durrës vazhdon të jetë e bllokuar për procesin e legalizimit, brenda vitit 3 mijë dosje kanë përfunduar. Drejtori i ALUIZNI-t u ka bërë thirrje qytetarëve të presin inspektorët për të kryer veprimet.

Tre mijë dosje legalizimi përfunduan gjatë këtij viti nga drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës, ndërkohë që një pjesë janë skualifikuar për shkak se bien ndesh me ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t Arben Isaku tha se afro 30 ndërtime dhe ngrehina që nuk kanë pasur qëllime banimi, nuk do të legalizohen.

Arben Isaku, drejtor ALUIZNI Durrës: “Kemi pasur dhe raste ku kanë qenë ngrehina, pra ndërtesa që nuk konsiderohen të banueshme që për një arsyë apo një tjetër qytetarët i kanë bërë dhe kanë bërë ehde aplikimet këtu. Jemi përqëndruar me skualifikimin e tyre.”

Drejtoria e ALUIZNI-t do të vazhdojë punën me orar të zgjatur edhe gjatë ditëve të fundit të vitit. Iu bëhet thirrje personave të interesuar që të presin inspektorët e ALUIZNI-t për kryerjen e procedurave në terren.

“Ne edhe siç bëmë gjatë periudhës së gushtit edhe tani, me ardhjen e emigrantëve që vijnë për festa ne rrijmë deri vonë dhe punojmë. I kemi thënë edhe personave që vijnë se nuk është nevoja që të rrini ju, por mund të caktojnë një familjar që të bëjnë të mundur mbylljen e procesit në kohë reale.na ka ndodhur disa herë që ku shkojmë për verifikim në shtëpitë e tyre, nuk gjejmë njeri.”

Në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë e bllokuar zona A ku nuk mund të kryhen legalizime të ndërtimeve pa leje, ndërsa në zonën B po shqyrohen pjesë-pjesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!