Sot në orën 18:30 është programuar sfida mes Leeds United dhe Manchester City. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy klubeve që nga rikthimi në Premier League të Leeds, por gjithashtu do të sjellë përballë dhe një herë trajnerët Marcelo Bielsa e Pep Guardiola.
Të dy janë ndeshur më parë në sezonin 2011/12 kur Bielsa drejtonte spanjollët e Athletic Bilbao, ndërsa Guardiola Barcelonën. Ky i fundit nuk ka nguruar kurrë ta shprehë simpatinë që ka për teknikun argjentinas dhe këtë e ka theksuar dhe në konferencën e djeshme para ndeshjes.
Guardiola on Bielsa:
“He is probably the person I admire the most in world football as a manager and as a person.
“I think he is the most authentic manager all the time in terms of how he conducts his teams, he is unique.”
— Goal (@goal) October 2, 2020
ardi
“Ai është ndoshta personi që admiroj më shumë në botën e futbollit si trajner dhe si person. Unë mendoj se Bielsa është tekniku më autentik i gjithë kohërave për sa i përket mënyrës se si ai i drejton ekipet i tij. Marcelo është unik,” deklaron spanjolli në prag të përballjes së tyre. /abcnews.al