Ledia Sulaj rrëfehet për skenën dhe prapaskenat e jetës së një artisti

schedule16:54 - 14 Korrik, 2019

schedule 16:54 - 14 Korrik, 2019

Primabalerina Ledia Sulaj në një intervistë për ABC Neës rrëfen emocionet e kthimit tek fillimet e saj në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së baletit për projektin “Dancing in Albania”. Sulaj flet edhe për skenën dhe prapaskenat e jetës së një artisti.

Rikthimi te fillesat, në sallën e Shkollës së Baletit, ka qenë jo pak emocionuese për primabalerinën Ledia Sulaj. Ajo është përzgjedhur nga koreografi Leonard Xhokaxhi për të jetësuar premierën me talentet e reja.

Programi përvijon në zhanre të ndryshme dhe kulmi vjen  me pjesën e shkruar nga Xhokaxhi me motive shqiptare. Kjo eksperiencë për nxënësit  e shkollës së baletit është e veçantë, madje ajo e krahason edhe me periudhën kur ajo vetë ka studiuar.

Primabalerina Ledia Sulaj e cila ka marrë pjesë në çdo premiere të Teatrit të Operas dhe Baletit madje balerinët kanë qenë pjesë edhe në disa opera. Si personazh të veçantë të këtij sezon rendit “ Zhizelin”.

Si pikë të fort në interpretimin e saj është interpretimi emocional. Jeta e një balerine nuk është veç ajo vezëllitësja në skenë, madje ka edhe vështirësi të mëdha, sipas saj.

Si çdo profesion edhe në balet karakterizohet nga ego apo xhelozi të forta, të cilat pasqyrohen edhe në filma, por ajo pranon se filmi nuk është thjeshtë triller, por bazuar në jetën reale.

Primabalerina pranon i ka takuar të ndajë skenën edhe me balerinë të cilët nuk ka marrëdhënie të mira, por profesionalizmi e ka mësuar që aty ajo është personazhi që duhet të emocionojë spektatorin.

Pas një sezoni të ngjeshur, domosdoshmëri është edhe rikuperimi i trupit. Përmbyllja e sezonit nga Teatri i Operas dhe Baletit do të mbahet në open air me 22 Korrik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!