Gjatë intervistës së tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, piktori i njohur, Lec Shkreli ka treguar se pengjet e vetme që ka, janë ata të anës material. Ai zbuloi se tani çdo gjë është shtrenjtuar dhe ndonjëherë kur blen materialet për të pikturuar mundohet të mos i mendojë.
“Pengjet janë të kësaj natyre, të anës materiale. Për shembull, ke nevojë për shpenzime më tepër. Kornizat tani janë bërë shumë të shtrenjta, pëlhurat janë bërë shumë të shtrenjta, ngjyrat janë shtrenjtuar. Unë shpeshherë marr edhe materiale të mira, edhe materiale të dobëta, aq sa kam mundësi. Pa i menduar gjatë kohës që ti je duke pikturuar se çfarë materiali është ky, mjafton që kjo të më japi atë që dua unë, gjendjen”, u shpreh Shkreli.
Më tej, ai ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë piktorët e rinj, duke thënë:
“Artistët e rinj të bëhen më shqiptar në pikturën e tyre. Unë ta kuptoj që këtë pikturë e ka bërë dikush i kësaj toke”./abcnews.al