Lebron Xhejms u tregua edhe një herë vendimtar për Klivlendin në basketbollin amerikan. Ylli më i madh i botës siguroi fitoren e 13-të radhazi për skuadrën e tij.
Nuk dihet se kush mund t’ia marrë vendin e parë.
Lebron Xhejms mbetet mbreti i basketbollit amerikan e atij botëror dhe një dëshmi tjetër e dha në përballjen e fundit, atë të Klivlendit ndaj Sakramentos.
Ylli me fanelën me numër 23 në shpinë u detyrua të ishte edhe një herë në formë të madhe dhe skuadra e tij ia doli të shmangte humbjen në një ndeshje që u duk e fituar që në fillim.
Suksesi u arrit me shifrat 101-95, por Lebron sakrifikoi me 41 minuta në fushën e lojës, diçka që nuk është shumë e këshillueshme për një basketbollist në moshën 32-vjeçare.
Gjithsesi, tifozët, trajneri Lu dhe shokët e skuadrës, për momentin janë të lumtur, pasi Klivlendi arriti fitoren e 13-të radhazi në këtë sezon, duke forcuar pozitat të paktën në vendin e dytë në Konferencën Lindore.
Xhejms shënoi 32 pikë, kapi 11 topa në tabelë dhe shërbeu 9 pasime për kosh, duke qenë fare pranë një tripëll dabëlli.
Ai plotësoi bilancin me 3 vjedhje topi kundërshtarëve dhe 2 bllokime gjuajtjesh ndaj tyre.
Paraqitja e tij pati vetëm një aspekt negativ, atë që humbi 7 herë topin.
Lebron u ndihmua shumë nga Kevin Lov, që pati 18 pikë e 13 topa në tabela, ndërsa Klivlend vazhdon ndjekjen e Bostonit, që kryeson në Lindje./abcnews.al