Lebron mbetet “mbret”/ I gjashti në NBA në renditjen e vjedhjeve të topave

schedule13:08 - 29 Janar, 2025

schedule 13:08 - 29 Janar, 2025

Mosha ikën e ndoshta nuk do ta fitojë dot një titull tjetër.

Lebron Xhejms, po shkon drejt të 41-ve në jetë, por gjithsesi nuk pranon të dorëzohet.

Legjenda e gjallë e basketbollit pati një tjetër paraqitje të madhe, edhe pse Los Anxhelos Lejkërsat humbën.

Disfata erdhi në fushën e Filadelfias, dhe u ndje shumë pasi u pësua ndaj një skuadre që nuk pati dy yjet kryesorë, Zhoel Embijd dhe Pol Xhorxh, që të dy të dëmtuar.

Lebron luajti gati 33 minuta, I detyruar edhe nga lëndimi I Entoni Dejvisit që në fillim, ndërsa vendasit triumfuan 118-104.

Realizoi 31 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 9 asistë, duke iu afruar një tjetër tripëll dabëlli në karrierën e tij të lavdishme.

Xhejms u tregua I shkëlqyer në realizim, duke shënuar 9 nga 12 gjuajtjet për dy pikë, dhe 10 nga 11 gjuajtjet e lira.

Gabimet e vetme I pati për tri pikë, por edhe që humbi plot 8 herë topin, një dobësi që e ka ndjekur që kur nisi të luante në NBA.

“Mbreti I koshit” pati një vjedhje topi dhe kjo e ndihmoi të ngjitej në vendin e gjashtë në këtë renditje për të gjitha kohët, duke lënë pas Moris Çiksin, e duke pasur 2 311 vjedhje gjithsej.

Nuk dihet nëse Lebroni do të arrijë vendin e pestë që mbahet nga Geri Pejtën, ndërsa objektivi i tij i madh është fitorja e titullit të pestë kampion, por Lejkësat nuk duken aq të fortë, dhe mbajnë vendin e pestë në Perëndim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!