LeBron James është një nga basketbollistët më të mirë i të gjithë kohërave në NBA, por asnjëherë nuk është vlerësuar më lart se Kobe Bryant dhe Michael Jordan.
Megjithatë, ish-shoku i tij i skuadrës te LA Lakers, Lonzo Ball, mendon se LeBron është pa asnjë diskutim basketbollisti më i mirë që ka shkelur ndonjëherë në parket. Tashmë lojtar i Pelicans, Ball tha për James:
“Personi që më ka mësuar më shumë gjatë vitit të kaluar është padiskutim LeBron. Vetëm duke qenë me të gjatë gjithë vitit: i njëjti ekip, i njëjti autobus, i njëjti hotel. Unë isha gjithmonë me të dhe thjesht mësoja ato gjëra që mundesha nga basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave”, u shpreh Lonzo Ball./abcnews.al


