Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“LDK, rritje të madhe të votave”, Kandidatja Halimi: LDK, vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës

schedule17:24 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 17:24 - 12 Dhjetor, 2025

Kandidatja për deputete e LDK-së, Sibel Halimi, ka deklaruar për “Ballkan Update” se se sondazhet e fundit e pozicionojnë LDK-në në ngritje të dukshme, veçanërisht pas rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Sipas saj, fitorja në Prishtinë është tregues se LDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike. Ajo shtoi se partia ka një vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës dhe synon të rikthejë stabilitetin dhe besimin e qytetarëve në qeverisje

“Sa më shumë gra të përfshihen në jetën politike, aq më shumë mund të sjellin një qasje tjetër për partitë politike. Pjesëmarrja e grave në politikë është e pakët dhe shpesh ka gjuhë urrejtjeje. Të gjitha sondazhet që kemi realizuar e nxjerrin LDK-në në një nivel të lartë. Sapo kemi dalë nga zgjedhjet lokale dhe ka pasur një rritje të madhe të votave. Fitorja e Prishtinës është një indikator që LDK po kthehet fuqishëm në skenën politike.

Kosova po përballet me një dështim të qeverisjes lokale; prandaj LDK, duke pasur atë histori të begatshme dhe realizimin e shumë projekteve për shtetndërtimin, po kthehet si fituese e këtyre zgjedhjeve. LDK ka një vizion të qartë të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Kemi pasur një parti që, sa herë ka sjellë stabilitet, ka sjellë edhe kriza, ndërsa lojërat politike nuk kanë qenë të gatshme për të krijuar institucionet. LDK ndërton një narrativë që sjell stabilitet, sepse ne jemi të interesuar të performojmë në marrjen e qeverisjes, por edhe në shërimin e diskursit që ka sjellë shqetësim te qytetarët.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!