Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.
Përmes një konference për mediat Hoti është shprehur se me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët.
Emrat e LDK-së për qeverinë e re janë:
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër.
Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm.
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë./abcnews.al