Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LDK nuk votoi për UÇK: Rezoluta nuk kërkon zbardhjen e vrasjeve para e pas luftës

schedule15:24 - 13 Shkurt, 2026

schedule 15:24 - 13 Shkurt, 2026

Ndasitë mes atij që njihet si “krahu i luftës” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qënë gjithmonë prezentë në politikën e Prishtinës, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ngjarjet e kohës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur selektive e të pjesshme Rezolutën për Gjykatën Speciale, që u miratua të enjtën në mbrëmje pa përkrahjen e kësaj partie, në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë të LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votim, pasi kërkesa e tyre për ta shtuar një pikë me të cilën kërkohet zbardhja e vrasjeve të para dhe pas luftës së Kosovës, në përmbajtjen e Rezolutës nuk është pranuar.



Në një reagim të parë pas këtij akti, LDK, e drejtuar sot nga Lumir Abdixhiku ka theksuar se mbështet fuqishëm parimin e gjykimit të drejtë, por vlerëson se drejtësia nuk mund të trajtohet si koncept i fragmentuar.

“Drejtësia ose vlen për të gjithë, ose rrezikon të humbasë legjitimitetin e saj. Për këtë arsye, deputetët e LDK-së kërkuan që Rezoluta të përfshinte qartë edhe obligimin institucional për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë vrasjet politike.”

Këtë kërkesë LDK e ka quajtur një borxh ndaj viktimave, shoqërisë dhe vetë shtetit të Kosovës. Sipas tyre refuzimi për ta përfshirë këtë kërkesë e bëri Rezolutën të paplotë në thelb dhe të mangët në mesazh.

Nëpërmjet Rezolutës deputetët kanë u kanë kërkuar Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që të ushtrojnë proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Akuza e prokurorisë në Hagë për katërshën është ajo për krimet e luftës dhe eleminimet politike me qëllim marrjen e pushtetit, ku shpeshherë përmendet përballja e tyre me figura të larta politike të Lidhjes Demokratike te Kosovës, në atë kohë, drejtuar nga Ibrahim Rugova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!