Kreu i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, u shpreh se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vetëm Qeveria e Kosovës dhe askush tjetër.
Këto komente Gashi i ka bërë në përgjigje të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bëri të ditur të enjten se u ka dërguar një propozim të draftstatutit të Asociacionit, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Sipas Gashit, qeveria e Kosovës është kompetente edhe për menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.


