“LDK e gatshme të formojë qeverinë”: Mustafa mohon se do të jetë ai kryeministri i ri

schedule18:03 - 22 Prill, 2020

schedule 18:03 - 22 Prill, 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në konferencën për media pas takimit të liderëve me presidentin Thaçi ka thënë se LDK është e gatshme për formimin e qeverisë së re dhe të marrë përgjegjësitë.

Mustafa është shprehur se qeveria e re do të jetë qeveri e luftës kundër pandemisë, rimëkëmbjes ekonomike dhe shëndoshjen e marrëdhënieve midis Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve.

Mustafa la të kuptohet se nuk do të jete ai kryeministri i ri, teksa përmendi edhe problemet shëndetësore. “Para së gjithash duhet ta them në organet e LDK’-ë. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK-ja. Unë i kam disa çështje të miat personale për të cilat jam i kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK-së”, ka thënë Mustafa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!