Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për rolin e saj neglizhues për situatën në veri.
Ai bëri të ditur se ka refuzuar ftesën për takim nga Osmani, me liderët politikë të partive parlamentare, të propozuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj. Ai theksoi se do ta pranonte një takim të tillë vetëm në rast se ka pajtueshmëri për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
“Kam vendosur që të refuzoj ftesën, sepse konsideroj se ne nuk mund të luajmë me normalitetin. Gjendja në vendin tonë nuk është aspak normale. Në veriun e vendit gjendja po shkon duke u përkeqësuar”, tha ai.
Krasniqi, konferencë për medie të enjten, tha se nuk pret asgjë nga takimi i sotëm në Bruksel për të zgjidhur situatën në veri.
Po ashtu edhe lryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka thënë “jo” ftesës sb presidentespër takim. Abdixhiku shpreht se kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend dhe qasjen e papërgjegjshme të kryeministrit Kurti në raport me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n. Ai shtoi se LDK nuk mund të pranojë as të tolerojë përplasje të Kosovës me aleatët e saj.