LDK dhe AAK marrëveshje për Prishtinën

schedule20:24 - 10 Nëntor, 2017

schedule 20:24 - 10 Nëntor, 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje për koalicion parazgjedhor për Prishtinën. Kjo lëvizje e kandidatit Arban Abrashi vjen para balotazhit të zgjedhjeve lokale që zhvillohet me 19 nëntor. Ai garon kundër kandidatit të lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti. “LDK dhe AAK kanë harmonizuar programin qeverisës për qytetin e Prishtinës dhe po dëshmojnë përkushtimin për zbatimin e projekteve në të mirë të qytetarit të komunës”, shkruhet në një deklaratë të LDK-së. Edhe pse këto forca politike konsiderohen kundërshtare në parlament, në pushtetin lokal duket se kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndërkohë, disa ditë më parë kandidati Shpend Ahmeti njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re. Komuna e Prishtinës drejtohet prej 4 vitesh nga Ahmeti./abcnews.al