Sipas “Gazzetta dello Sport”, Lazio ka vendosur të shesë lojtarin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Duket se Hysaj nuk e ka bindur trajnerin Sarri dhe ai ka rënë dakort bashkë me Igli Taren që lojtarin shkodran ta largojnë nga klubi për një shifër të kënaqshme.
Për të zëvendësuar atë, Lazio mendon për transferimin e Samuele Birindelli, 22-vjeçarin nga Pisa./ h.ll/abcnews.al