Çdo instruktor ushtarak francez në Ukrainë do të ishte një “objektiv legjitim” për forcat e armatosura ruse, tha kryediplomati rus gjatë një turneu në Afrikë të martën.
Sergej Lavrov i bëri komentet në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Republikës së Kongos, Jean Claude Gakosso.
Ministri i Jashtëm shtoi se instruktorët francezë ishin tashmë në territorin ukrainas për të trajnuar trupat e Kievit.
“Pavarësisht statusit të tyre, zyrtarët ushtarakë apo mercenarët përfaqësojnë një objektiv legjitim për forcat tona të armatosura”, tha Lavrov.
Komandanti i lartë i Ukrainës ka thënë se kishte nënshkruar dokumentet që lejonin instruktorët ushtarakë francezë të hyjnë në qendrat e stërvitjes ukrainase. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron tha javën e kaluar se nuk do të komentonte mbi “thashethemet” se Franca kishte ushtarë në Ukrainë.
Dokumentet e zbuluara në prill të vitit 2023 sugjeruan se forcat speciale nga Perëndimi ishin në terren në Ukrainë, me kontigjente nga Britania e Madhe, SHBA dhe shtetet baltike, si dhe Franca.
/abcnews.al