Lavrov: Truss nuk do ta ndihmojë Britaninë të forcojë pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare

schedule13:21 - 6 Shtator, 2022

schedule 13:21 - 6 Shtator, 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar kryeministren e ardhshme të Britanisë, Liz Truss, se nuk është në gjendje të bëjë kompromis dhe tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare nën udhëheqjen e saj, sipas The Guardian.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, Lavrov tha se kryeministri i ardhshëm u përpoq të “mbronte interesat e Britanisë pa marrë parasysh pozicionet e të tjerëve dhe pa bërë asnjë përpjekje për kompromis”, tha ai.

“Nuk mendoj se kjo do ta ndihmojë Britaninë të ruajë apo forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, e cila është lëkundur qartë pas daljes së saj nga Bashkimi Europian,” tha ai.

Ai gjithashtu u tall me kryeministren e ardhshme pasi tha se ajo nuk e dinte nëse presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte mik apo armik.

“Për Liz Truss duhet të jetë më shumë prioritet të merret me fqinjët e saj më të afërt, duke përfshirë përfundimisht faktin nëse presidenti Macron është miku apo armiku i saj. Kjo pyetje që ende nuk ka marrë përgjigje.

Lavrov tha se Mbretëria e Bashkuar ishte përpjekur të ndërmerrte hapa drastikë në skenën botërore dhe po vepronte në mënyrë agresive mbi situatën në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!