Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundshme një sulmi të mundshëm të NATO-s

schedule16:08 - 5 Nëntor, 2024

schedule 16:08 - 5 Nëntor, 2024

Rusia do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të NATO-s, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

“Askush nuk do të jetë i sigurt, madje as ata përtej Atlantikut, as përtej Kanalit,” deklaroi Lavrov në një intervistë.

Në deklaratat e tij të publikuara të premten në gazetën turke Hürriyet, ai gjithashtu tha: “Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak“.

Në lidhje me zgjedhjet amerikane, Lavrov u shpreh: “Nën presidencën aktuale, e cila e ka çuar deri në kufi spiralen e rusofobisë në Shtetet e Bashkuara, vendet tona janë në prag të konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”.

“Nuk kemi asnjë preferencë. Në atë kohë, administrata Trump kishte miratuar numrin më të madh të sanksioneve anti-ruse nga paraardhësit e saj”, shtoi ai.

Për ministrin e Jashtëm rus, “nuk ka aq rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, ne nuk mendojmë se linja anti-ruse e Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!