Lavrov: Rusia do të përpiqet për të mos cenuar integritetin e Sirisë

schedule12:10 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 12:10 - 7 Dhjetor, 2022

Rusia do të përpiqet shumë për të siguruar që të mos ketë shkelje të integritetit territorial të Sirisë, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një fjalim të mërkurën, ndërsa Turqia po përgatitet për një operacion tokësor në Sirinë veriore.

“Ne do të përpiqemi me vendosmëri të sigurojmë që nuk do të ketë shkelje të integritetit territorial të Sirisë”, theksoi ministri rus në forumin Primakov Readings.

Lavrov tha se Rusia ishte e interesuar që Turqia dhe Siria të zgjidhin çështjet e sigurisë përmes dialogut.

“Na intereson fakti që, bazuar në Marrëveshjen e Adanës ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, e cila mbetet në fuqi, këto dy vende, përmes rifillimit të dialogut, tani duket se janë të gatshme për zgjidhjen e çështjeve specifike të sigurisë kufitare, duke marrë parasysh kushtet e Turqisë,” tha Lavrov.

/abcnews.al