Rusia dhe India kanë bërë përparim të prekshëm në bisedimet për planet për të prodhuar së bashku pajisje ushtarake.
Kështu u shpreh të mërkurën ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas bisedimeve me homologun e tij indian Subrahmanyam Jaishankar në Moskë, shkruan Reuters.
Duke folur në një konferencë shtypi, Lavrov tha se një bashkëpunim i tillë ishte i një natyre strategjike dhe ishte në interes të të dy vendeve dhe do të ndihmonte në sigurimin e sigurisë në kontinentin euroaziatik.
Ai deklaroi se Moska respektonte dëshirën e Indisë për të diversifikuar furnizuesit e saj të pajisjeve ushtarake dhe ishte gjithashtu e gatshme të mbështeste dëshirën e Nju Delhit për të prodhuar gjëra të nevojshme në Indi./abcnews.al