Ministri i Jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Perëndimin se dërgimi i armëve në Ukrainë është një “rrugë e rrezikshme për t’u ndjekur”. Ambasada e Rusisë në Londër ka postuar një mesazh mjaft të çuditshëm nga ministri i jashtëm i vendit Sergei Lavrov, sipas skynews.
Rikujtojmë se Lavrov takoi mëngjesin e sotëm homologun e tij në Turqi për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.
FM #Lavrov: #Ukraine is being flooded with #weapons & heavy equipment. West says “they are waging war against Russians; Ukrainians are dying – so let them die, we’re just giving weapons”. This is a risky path to take. In the end, this will cause even more deaths among Ukrainians. pic.twitter.com/DqiQBOkcJP
— Russian Embassy, UK (@RussianEmbassy) June 8, 2022
Por tani këtë postim të çuditshëm në Twitter, ai duket se po paralajmëron Perëndimin për furnizimin e Ukrainës me armë.
“Ukraina është duke u “përmbytur’ me armë dhe pajisje të rënda,” tha ai.
Ai vazhdon duke e përshkruar masën si një “rrugë të rrezikshme”, duke paralajmëruar se shumë ukrainas do të vdesin si rezultat i kësaj.
/abcnews.al