Lavrov në Serbi/Do të takohet me Vuçiç e Daçiç

schedule13:13 - 21 Shkurt, 2018

schedule 13:13 - 21 Shkurt, 2018

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergej Lavrov nis sot një vizitë zyrtare në Beograd. Gjatë qëndrimit në Serbi, ai do të takohet sot pasdite me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe neser me homologun e tij Ivica Daçiç. Nga Bashkimi Europian kjo vizite shihet si një përpjekje për të konsoliduar ndikimin e Rusisë në Serbi, pikerisht pas prezantimit të strategjisë së re të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përpara mbërritjes në Beograd, Lavrov ka bërë me dije se Rusia mbështet çdo zgjidhje të mundshme mes Serbisë dhe Kosovës. Kurse ministria e jashtme e Rusisë bën me dije se “vizita do të përqëndrohet në bashkëpunimin bilateral dhe realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërsa do të shkëmbehen mendime edhe për temat ballkanike dhe ndërkombëtare”. Gjithashtu Vuçiç do t’I dorëzojë Lavrov një ftesë zyrtare që presidenti Vladimir Putin të vizitojë Serbinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!