Lavrov: NATO dëshiron t’i zgjidhë çështjet e sigurisë në mënyrë të pavarur

schedule11:26 - 21 Qershor, 2024

schedule 11:26 - 21 Qershor, 2024

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot se NATO do të pengojë formimin e strukturës së sigurisë euroaziatike dhe se aleanca dëshiron të zgjidhë vetë çështjet e stabilitetit në Euroazi.

“Kërcënimet për sigurinë euroaziatike vijnë nga drejtime të ndryshme, por në shumicën dërrmuese të rasteve burimi i këtyre kërcënimeve është linja agresive e NATO-s, e cila dëshiron të privatizojë dhe nënshtrojë të gjitha çështjet që lidhen me sigurimin e stabilitetit në zonën tone”, tha Lavrov pas samitit të Organizatës së  Traktatit të Sigurisë Kolektive

Ai shtoi se CSTO ka rënë dakord me nevojën për të formuar një strukturë sigurie në Euroazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!