Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se dëshira e administratës së presidentit amerikan Joe Biden për t’i shkaktuar një “disfatë strategjike” Rusisë me sa duket ka dështuar.
“Në përgjithësi, aspiratat dhe tendencat që po ndjekim në politikën praktike të administratës së Biden nuk janë të reja, qofshin idetë e dështuara për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë apo dëshira mjaft naive për të frenuar në të njëjtën kohë Moskën, Pekinin dhe tani Iranin”, tha Lavrov.
Ai tha se në të kaluarën synimet e një sërë shtetesh për të siguruar dominimin ushtarako-politik përfunduan tragjikisht për ta./abcnews.al