Interi ka një xhevahir në duar. Lautaro Martinez mund të sjellë në Milano disa futbollistë. Argjentinasi kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërkohë që zikaltrit nuk e lëshojnë pa 111 milion euro, pikërisht sa është vlera e klauzolës për largimin e tij.
Katalanasit nuk i ofrojnë dot aq para dhe Interi nga ana tjetër mendon të marrë ndonjë futbollistë në këmbim. U raportua ditë më parë për një shkëmbim me Antoine Griezmann, por kjo pistë është drejt rënies për shkak të pagës që merr francezi.
17 milion euro neto në sezon është një shifër e lartë dhe Interi nuk shkon më shumë se 10 milion. Kështu do të duhet të mendojë për ndonjë lojtar tjetër. Dëshira e klubit italian është braziliani Arthur Melo, sikurse shkruan Gazzetta Dello Sport, mesfushori që mendohet se do t’i jepte shumë cilësi zikaltërve.
Gjithsesi te Barcelona as që e mendojnë largimin e 23-vjeçarit. Interi mendon edhe për emra të tjerë, si Nelson Semedo. Portugezi, i cili luan si mbrojtës i djathtë, është një element që do i jepte siguri trajneri Antonio Conte. Veç tij mendohet edhe për Junior Firpe, i cili luan në linjën e majtë të prapavijës.
Spanjolli është nga ata që di ta marrë mirë krahun. në listën e lojtarëve që në Itali po mendojnë janë edhe Carles Alena, mesfushor me tipare sulmuese, si dhe Marc Cucurella, mbrojtës i majtë që po paraqitet mirë te Getafe, por kartonin e tij e ka Barcelona. /abcnews.al