Lautaro Martinez: Të parët sepse jemi Interi, ëndërr t’i përkas këtij ekipi

schedule23:14 - 7 Prill, 2021

schedule 23:14 - 7 Prill, 2021

Interi triumfoi kundër Sassuolo dhe golin e dytë në fitoren 2-1 e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez. Ai tregon sekretet e ekipit të tij dhe betimin që kishin bërë para trajnerit Conte në fillim të pjesës së dytë të sezonit.

“Jemi të lumtur, sot fituam tre pikë të rëndësishme për titullin. Biseduam me njëri-tjetrin përpara nisjes së fazës së dytë, ia bëmë të qartë vetes se do të bëjmë gjithçka për të plotësuar kërkesat e trajnerit. Jemi fokusuar vetëm te vetja jonë.

Ndodhemi në majë, sepse jemi Interi dhe bëjmë në fushë gjithçka që provojmë në stërvitje. E meritojmë të jemi të lumtur, por të dielën na pret një tjetër ndeshje e vështirë, ku duhet të vrapojmë sërish shumë”, tha për DAZN Lautaro Martinez.

“Momenti im i mirë? Jam i lumtur, është ëndërr për mua të jem pjesë e këtij ekipi të madh. Çdo ditë përpiqem të përmirësohem, vazhdimësia është ajo që ka rëndësi më shumë se të gjithë, ndodhem në rrugën e duhur”, përfundon Martinez. /abcnews.al