Lautaro Martinez është çështja që Interi duhet të zgjidhë. Katalanasit shohin te argjentinasi sulmuesin e duhur për skuadrën e tyre, ndërkohë që Tuttosport raporton se ka pasur kontakte jo zyrtare mes klubeve, Interit dhe Barcelonës, dhe flitet se janë përmendur shifra, që kapin vlerën e 150 milion eurove.
Një shifër e tillë do e ndihmonte shumë Interin për të rregulluar bilancet. Nuk duhet harruar se kjo shifër është 40 milion euro më e madhe se klauzola, që është e vlefshme për 15 ditët e para të korrikut.
Barcelona duhet të kënaqë edhe kërkesat e sulmuesit, i cili përmes menaxherit të tij ka tentuar të rritë pagën në 5 milion euro në sezon. Zikaltrit deri më tani kanë shkuar deri në 3.5 milion euro. /abcnews.al