Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Laureus”, dominon Lamine Yamal/ Ylli i Barcelonës fiton dy trofe në mbrëmjen e çmimeve prestigjozë

schedule12:49 - 21 Prill, 2026

schedule 12:49 - 21 Prill, 2026

Lamine Yamal ishte fituesi i madh në mbrëmjen e çmimeve “Laureus”, që u zhvillua në Madrid.

Dy trofe për yllin e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle.

Ai u shpall “Futbollisti më i Mirë” për vitin 2025 dhe “Sportisti më I Mirë I Ri”, duke I shtuar karrierës së tij të tjera vlerësime të rëndësishme personale.



Duke qëndruar te futbolli, “Skuadra më e Mirë” e vitit të kaluar u shpall Paris Sent Zhërmen.

Kampionët francezë fituan thuajse gjithçka gjatë 2025, duke fituar për herë të parë në historinë e tyre edhe Champions League.

Në mbrëmjen gala të mbajtur në kryeqytetin spanjoll u nderuan edhe sportistë të tjerë të momentit, por edhe të së shkuarës.

Kështu, trofetë për sportistin dhe sportisten më të mirë të vitit shkuan për tenisin.

Carlos Alcaraz për meshkuj dhe Aryna Sabalenka morën çmimet prestigjoze të sportit botëror.

Një trofe për arritjen më të madhe sportive mori kampioni në fuqi I botës në Formula 1, Lando Norris, ndërsa çmimet e karrierës u fituan nga Toni Kroos dhe Nadia Comaneci.

Ish mesfushori gjerman u vlerësua me çmimin e inspirimit për të rinjtë, për punën e tij gjatë dhe pas karrierës si futbollit.

Ndërkohë, që legjenda e gjimnastikës fitoi çmimin e “Jetës në Sport”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!