Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Ismail Lauka e ka cilësuar si tepër të rrezikshme situatën në Ukrainë, ku Rusia ka përqendruar trupat, ndonëse mohon qëllimet e një pushtimi të mundshëm.
I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Lauka tha se vendosja e këtyre trupave është presion i Rusisë për Perëndimin, me qëllim që ky i fundit të bëjë lëshime.
“Nuk është lojë e re, por e vjetër. Këto i bën prapë një njeri. Vërtet ishte rezolutë e Dumës, por ajo është e Putinin. Dislokimi i trupave ka qenë dhe vazhdon të mbetet një presion ose ‘revole në tëmth’ për të detyruar Perëndimin për të bërë ndonjë lëshim. Ai nuk pretendon ndryshim në rend botëror. Kërkon që revizionohet rendi i pas Luftës së Ftohtë në Evropë, nuk shkon më larg ai.
Lufta e ftohtë, por jo si ajo që ka qenë është. Pas 2014 që u aneksua Krimeja. Kjo që u bë sot nga parlamenti nuk është gjë tjetër veçse për të dalë nga kjo situatë. Arma kryesore e Putinit është shfrytëzimi i minoriteteve”, tha ai.
Sipas diplomatit Rusia ka dy qëllime të mbajë larg SHBA-në nga Evropa dhe të përçajë NATO-n. Gjithashtu ai shton se situata ka ardhur për shkak të dobësisë së perëndimit, që siç thotë ai duhet të kishin vendosur sanksione ndaj Moskës.
Lexo edhe: “Putin i rrezikshëm”, Lauka: Ballkani s’ka qenë kurrë larg interesave të Rusisë
“Qëllimi i Rusisë është të largojë SHBA nga Evropa. Dhe dy, të përçajë NATO-n. BE e ka bukë me djathë. Atë letrën e kuqe ia ka çuar SHBA dhe vendeve të NATO. Kjo është logjika e fuqisë së madhe. Kjo situatë ka ardhur nga fuqia e Putin dhe dobësia e Perëndimit. Duhet të kishin vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Nëse do të marrë një lëshim nga Perëndimi. Maksimaliste nuk do të jepen. Dmth të kalohen nga parimet e lirisë në atë të forcës atëherë duhet pranuar se s’ka rend liberal. Nuk jepen këto”, tha ai, ndërsa shton se nuk beson që do të ketë konflikt të armatosur. g.v/abcnews.al