Në “Selman Stërmasi” ditën e premte në orën 16:00 do të luhet një nga ndeshjet më të veçanta të “Abissnet Superiore”.
Tirana do të presë Vllazninë për të zhvilluar mes tyre klasiken e Shqipërisë, teksa për këtë përballje Mirel Josa nuk do të mund të llogaritë Liridon Latifin, pasi sulmuesi u dëmtua në ndeshjen me Kukësit duke lënë fushën i dëmtuar.
Por një tjetër lojtar qetëson teknikun e shkodranëve, teksa Esin Hakaj duket se ka hedhur prapa krahëve lëndimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me kryeqytetasit. /f.a/abcnews.al