“Latifi do iki andej nga erdhi, më i pasur se sa erdhi”, Rama: Bufi do ta thërrasë revolucion pa kthim mëngjesin e të martës

schedule21:06 - 9 Maj, 2025

schedule 21:06 - 9 Maj, 2025

TIRANË- Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral në Tiranë u shpreh se Partia Socialiste do të fitojë minimumi 78 mandate më 11 maj.

Ai bëri epilogun e fushatës në këto 30 ditë teksa e cilësoi të qetë në radhët e PS.

Ai komentoi dhe përplasjet dhe grushtimin në disa episode nga radhët e Partisë Demokratike.

Kryesocialisti u shpreh se Sali Berisha, të cilin e etiketoi si “buf kënete”, pas 11 majit do këndojë sërish refrenin e njohur prej vitesh: “Na i vodhën zgjedhjet”.

Më tej, Rama tha se i vetmi ndryshimi është se LaCivita do largohet më i pasur, seç erdhi.

“Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, i qetë, pozitiv, nuk ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore, përveç atyre grumbujve të leshterikëve të kënetës apo grushtet e shkelmat e kënetës mes vetes. Fushata mbaroi dhe në fushë do të hyjë sovrani, populli, me votën tij.

Vazhdimin e dimë, bufi do ta falënderojë popullin për fitore mbrëmjen e të dielës, do të alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e të martës.

Latifi do iki andej nga erdhi, do iki më i pasur se sa erdhi. Do të harrohet Latifi njësoj si kapelja trampiste që ia rrasi bufi në kokë. Do marrin mandatin e katërt, me të paktën 78 mandate”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!