“Lasgush Poradeci e vlerësoi shumë nënën”, vajza e Jorgjie Trujës flet për letrat e dashurisë që prindërit dërgonin

schedule11:41 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:41 - 28 Shtator, 2023

Vajza e Jorgjie Trujës e para soliste e muzikës klasike në Shqipëri, Takuina Truja, ka treguar çfarë kënaqësie ka ndierë kur zbuloi letrat që shkëmbenin nëna dhe babai i saj në fillimet e njohjes së tyre.

“Kur lexova letrat e para të babait me mamanë ishte kënaqësi, ajo ishte një kënaqësi. Sepse duke ngelur vetëm pa ata, ajo ishte një kënaqësi që na kujtonte dhe na krijonte mundësinë e tyre, që ishte vërtetë shumë e bukur.

Mënyra si i drejtoheshin njëri-tjetrit ishte shumë e kujdesshme dhe me shumë dashuri, me shumë kujdes. Edhe që prisnin njëri-tjetrin, sa të vinte babai në Shqipëri”, u shpreh ajo në emisionin “Pas Mesnate”, në ABC News.

Më tej, Takuina u ndal dhe dedikimi që i madhi Lasgush Poradeci i kishte bërë nënën së saj, “Vallja e Luleve”. Ajo ka theksuar se poeti takonte shumë njerëz rreth e rrotull, por vetëm atë vlerësoi.

 “Ishte një moment që ai e vlerësoi shumë, e kuptoi shumë ça njeriu ishte, sepse ishte njeri shumë i kujdesur për atë që bëhet, si qysh, tek. Edhe që këndonte dhe që ju tregonte lloj lloj gjërash. Edhe ai pati kënaqësinë që të shtonte ato aktivitete që mendonte dhe ajo vetë. Edhe i bëri ato në mënyrë të tillë, aq bukur. Kishte dhe njerëz të tjerë që takonte rreth e rrotull, por vetëm asaj ia bëri”, rrëfeu Takuina./abcnews.al