“Largoje të ziun”, UEFA nuk toleron: Pezullim dhe kurse riedukimi për arbitrat rumunë

schedule17:27 - 8 Mars, 2021

schedule 17:27 - 8 Mars, 2021

PSG po luante në shtëpi ndaj Basaksehir 8 dhjetorin e kaluar, sfidë e vlefshme për grupet e Champions League. Situata precipitoi pasi arbitri i katërt, rumuni Sebastian Coltecsu, iu shpreh në këtë mënyrë kryesorit në lidhje me Pirre Webo, zv trajnerin e kampionëve të Turqisë.

Largoje atë të ziun“, u shpreh Coltescu në gjuhën e tij, fjalë që sollën tërbimin e Basaksehir. Skuadra turke vendosi të braktisë ndeshjen për shkak të ofendimeve raciste nga kamerunasit. Ndërkohë kamerat e stadiumit inkuadruan edhe Demba Ba.

Sulmuesi afrikan nuk u përmbajt përballë arbitrit të katërt: “Ti kurrë nuk the ‘ky djalë i bardhë’. Pse kur doni të flisni për një djalë të zi ju duhet të thoni ‘ky djalë i zi’?

Më pas lojtarët dhe stafi i Basaksehir nuk kanë pranuar të rifuten në lojë dhe protestën e tyre e ka mbështetur edhe klubi i PSG. Të dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes, për të mos dalë më.

UEFA ka marrë një vendim në lidhje me këtë çështje, duke pezulluar arbitrin e katërt Coltescu, teksa shpëton anësori Sovre. Dy arbitrat rumunë do detyrohen të ndjekin edhe një kurs edukimi deri në momentin që do u përfundojë pezullimi.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINË DHE ETIKËS

Pezullohet Sebastian Costantin Coltescu për kryerjen e funksionit të gjyqtarit deri në fund të sezonit 2020/2021, pra deri më 30 qershor 2021. Ky vendim merret për sjellje të papërshtatshme të gjyqtarit.

-Sebastian Costantin Coltescu urdhërohet të ndjekë një program edukimi deri para se të përfundojë pezullimi, sipas kushteve të përcaktuara nga UEFA.

-Octavian Sovre qortohet për sjellje të papërshtatshme dhe detyrohet të ndjekë programin e edukimit, njësoj si kolegu i tij Sebastian Costantin Coltescu.

-Pierre Webo pezullohet me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën që u ndërpre në mes. Gjithashtu, UEFA u kërkon arbitrave të kenë kujdes me përdorimin e fjalëve të ndryshme, në mënyrë që të shmangin situata si në ndeshjen PSG-Basaksehir. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!