Largohet nga detyra Avokatja e Shtetit, reagon Rama

schedule11:02 - 31 Tetor, 2018

schedule 11:02 - 31 Tetor, 2018

Avokatja e Shtetit Alma Hicka i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të firmosë largimin e saj nga detyra që ka mbajtur për 5 vjet. Kërkesë e cila është pranuar nga kryetari i qeverisë. Këtë e bën të ditur vetë kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ku shpreh keqardhjen që një avokate e shkëlqyer e shtetit po lë detyrën. Ai thotë se Hicka u largua për arsye personale.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruan Rama.

Ndërkohë, personi që zëvendëson Alma Hickën është me profesion jurist. Metani ka mbajtur postin e drejtorit të Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit në Kryeministri si dhe ka shërbyer më parë si këshilltar për dy ish-Presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!