Largohet Çomo, një emër i komanduar në Infektiv

schedule17:11 - 8 Mars, 2021

schedule 17:11 - 8 Mars, 2021

Nga Ema Shazivari

Najada Çomo do të drejtojë spitalin Infektiv deri më datë 25 prill. Ajo do të lër në mes mandatin 5 vjeçar, për t’u bërë deputete e kuvendit pas ftesës që mori nga kryeministri Edi Rama.

Në vend të saj nuk do të ketë garë. Ky spital do të drejtohet nga një emër i komanduar.

“Në këto raste veprohet me proces komandimi”, thotë Arben Gjata.

Për të emëruar drejtusin e këtij spitalin, do të mblidhet komisioni i posaçëm për emërimit. Një prej të cilëve edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, tregon mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja.

“Në këtë rast nuk ngrohet komision, është drejtoria e spitalit që bën një vlerësim tek ne dhe sjell tek ne atë që është kandidat i përshtatshëm”, thotë ai.

Shefi i ri i shërbimit duhet të plotësojë disa kritere. Që nga vitet e punës apo dhe gradat shkencore.

“Kriteri ka të bëjë kryesisht me gradën shkencore. Duhet të ketë 15 vjet minimumi eksperiencë”, shprehet Gjata.

Doktoresha Najada Çomo nuk është e vetmja që ka lënë profesionin dhe i është bashkuar politikës.

Mira Rakacolli, zv.min e shëndetësisë, e cila është emëruar nga kryeministri ëshjtë e kativixzuar në fushatë duke mos ushtruar më profesionin e neorologes.

Një tjetër emër është dhe Eugena Tomnini, nga ISHP, ajo pranoi të bëhej zëvendësministre e kësaj qeverie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!