Largohen të gjithë banorët nga pallati që rrezikon shembjen në Gjirokastër

schedule20:28 - 8 Janar, 2018

schedule 20:28 - 8 Janar, 2018

Mbrëmjen e së hënës janë larguar edhe dy banorët e fundit që po qëndronin tek pallati që rrezikon të shembet nga çarjet e tokës në Gjirokastër. Ata janë dy të moshuar të cilët do të strehohen tek një konvikt deri në një urdhër të dytë. Aty ndodhen edhe familjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Prej disa ditësh, banoret e lagjes “Punëtore” në Gjirokastër kanë qëndruar jashtë nga frika e ndonjë rrëshqitje masive. Shkak është bërë çarja e tokës dhe një ndërtim i ri sipër në kodër. Raporti i specialistëve të institutit të gjeologjisë do të vendosë edhe fatin e banesave të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!