Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë Foltoren e radhës me qytetarët e Mirditës. Takimi u mbajt në Pallatin e Kulturës nga ku Berisha akuzoi se këtë që po bën Rama tani nuk e ka bërë as Ramiz Alia në vitin 2022. Berisha akuzoi se Rama mban Bashën si kryetar të PD-së dhe e rrethon atë sipas tij me policë për ta mbrojtur.
“Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama sot në vitin 2022. Bëri çmos për t’u përballur me opozitën, por nuk arriti kurrë ta marrë peng. Në ‘91 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam në një fitore, revolucion plebishitar, paqësor. Po sot çfarë ndodh? Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri të cilin e shkarkuat me 44 mijë vota në referendumin e tyre. Një njeri që as në romanet e Franz Kafkës, as Xhorxh Oruellit, as Garsia Markezit nuk lexon dot ato që ndodhën në selinë e PD. Megjithatë Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë e mban si kryetar të PD dhe e rrethon me hordhi gardistësh dhe kriminelësh banditë për ta mbrojtur. Pra, ky bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve. Lojën makabre me pseudopluralizmin. ili nga shqiptarët e vërtetë është i prirur të besojë dhe të pranojë një pluralizëm të rrethuar me blinda nga të katër anët? Cili nga ju dhe çdo shqiptar ta pyesim, është i prirur të pranojë një pluralizëm të rrethuar me vrasës, banditë, trafikantë dhe pengmarrës në selinë e tij dhe që hedh bomba gazi, boma shurdhuese, tymra toksike, pluhura helmuese ndaj jush, ndaj atyre që e kanë votuar, e kanë mbështetur? Cili shqiptar që i thotë lirisë liri, është i prirur të pranojë për pluralizëm politik pluralizmin me në krye një njeri të rrethuar nga policia dhe të vendosur nga policia. Kjo është një mynxyrë e vërtetë për kombin. Kjo ka vetëm një qëllim, të lërë këtë vend pa opozitë dhe kjo është mynxyrë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime, në çdo vend kanë një shkallë korrupsioni, por është opozita ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Është opozita ajo e cila me guxim ngrihet dhe i denoncon ato. Çfarë po shohim së bashku këto 3 muaj, ato që nuk kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj ne shohim se shkojnë dhe rrafshojnë shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me forcën e ballit, me një vendim qeverie që nuk ndodh kurrë në botë. Pse për të ndërtuar pallate, bota e krimit e bashkuar, “Pallat Kapllani” i “Lul Bravës”, me “Hajdut Velinë” e PS a mund të ndodhë kjo kund? Pse është mynxyrë peudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit”, tha Berisha.
Berisha ka sulmuar sërish edhe ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.
“Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane”, theksoi Berisha. Pjesë nga fjala e Berishës në Rrëshen: Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjë herë më parë. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Koha është të mendojmë se një gjë u them unë kujtdo ne na kanë studiuar shumë tipin psikologjik nga kollozët më të mëdhenj, thonë për shqiptarët inteligjent, nuk thotë asnjë prej tyre fjalë tjetër përveçse inteligjent kanë probleme të tjera pastaj që për një plesht djegin jorganin por ajo është …se Zoti nuk i çon të gjitha të mirat në një vend, i shpërndan.
Pra a janë transkriptuar, përkthyer këto konstatime serioze të qeverisë së SHBA, ndër më seriozet, në deklaratat e përfaqësuesve të kësaj qeverie këto 8 vite në Shqipëri? Kujtoni për një moment, ndaluni, Shqipëria është sot ngjitur në vendin e dytë të botës për ryshfetin. Ballkani i hapur si aleancë trilaterale është vendosja e hegjemonisë serbe në rajon, e automatikisht është influencë ruse në rajon. Europa vjen e deklaron se ky është i dëmshëm me zërin e përfaqësuesve më të lartë të saj.
DASH deklaron se është i dëmshëm kështu siç është. Para 10 ditësh. E keni dëgjuar ndonjë deklaratë të tillë ju nga përfaqësuesit? Lavdërim sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta.”, tha Berisha.
Gjatë foltores, ish-kryeministri ka akuzuar Bashën në lidhje me dosjen “Muzin”. Sipas tij me këtë dosje Basha dënohej në Shqipëri dhe SHBA dhe për këtë arsye u vu para zgjedhjes. “Të largonte Sali Berishën ose të dorëzonte veten. Berisha tha se Basha zgjodhi të parën, por shtoi se afera “Muzin” nuk do të mbyllet kurrë dhe do ta ndjekë kryedemokratin gjithë jetën”, tha Berisha.
“Lulzim Brava po përdor këto kohë kartën e proamerikanit. Unë u them ju, të gjithë për një moment, le ta provojmë që ai jo është proamerikan, por ta zemë që ka një pasaportë amerikane. Prapë se prapë ai është njeri i inkriminuar. Në ligjet amerikane ai do shkonte në burgjet më të egra të SHBA për ato që ka bërë. Ai është implikuar me dosjen Nick Muzin. Dosja “Nick Muzin” është një nga dosjet, historitë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet amerikane dhe shqiptare dhe ka mashtruar. Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin. Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin, dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në një seri historish të tjera. Dosja erdhi, “Lulzim Brava” u thirr dhe iu tha, këtu në Shqipëri me këtë dosje dënohesh të paktën 12 vjet, por akoma më rëndë dënohesh atje. T’ia u them haptas se unë do jua them ju. Zgjidhe e merr: Ose largo Sali Berishën ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Dakord e pranoi. Por a e zgjidhi problemin? Jo, sepse vërtetë zonja arriti një marrëveshje me “Peng Bashën”, por SHBA janë vendi i lirisë. Ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Ajo do ta ndjekë gjithë jetën”, u shpreh Berisha.
Akuza Berisha pati edhe për dosjen “Toyota Yaris”. “A u pagua Lul Brava për të dekonspiruar operacionin. U nisën 5 milionë apo 2 milionë dhe Lul Bava ka dorë në 2 mln? Ato duhej ti sqaronte Prokuroria e Tiranës. Rama nuk e lejoi. Rama mbylli dosjen duke dënuar vetëm një person, por prokuroria e Belgjikës e ka thirrur 5 herë dhe do ta thërrasë edhe 10 herë derisa t’i japë ndëshkimin e merituar”, shtoi ai. be.k/abcnews.al