Largimi nga rrugët nacionale/ Korçë, bizneset: Pro vendimit, por kërkojmë më shumë kohë

schedule15:33 - 15 Mars, 2024

schedule 15:33 - 15 Mars, 2024

Përfaqësues të biznesit në Korçë kërkojnë nga institucionet më tepër kohë për të zhvendosur aktivitetin e tyre larg rrugëve kryesore ku e kanë ushtruar deri më tani.

Thonë se afati tre ditor që është lënë nga pushteti vendor është i pamjaftueshëm.

Nuk janë kundër vendimit të qeverise por shprehen se kërkesa për t`i zhvendosur bizneset e tyre 1 km nga zonat e banuara ka kosto financiare, që e konsiderojne te papërballueshme.

Në rajonin e Korçës janë evidentuar rreth 380 biznese që prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë rrugës nacionale Kapshticë – Qafë Thanë, duke cënuar sigurinë rrugore.

Janë kryesisht servise makinash apo minitregje per shtijen e produkteve bujqesore.

Disa herë janë ndërmarrë aksione për largimin e këtyre bizneseve nga ana e policisë  apo policisë bashkiake, por pas një farë kohe, këto biznese janë rikthyer në vendet e mëparshme.

Per shkak te aksidenteve por edhe ndotjes se mjedisit qeveria kërkon largimin e tyre të menjëhershëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!