Mos dekretimin e deritanishëm të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm e komentoi në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Kreu i PD-së komentoi dorëheqjen e Fatmir Xhafës të cilën e cilësoi jo vetëm si luftë politike, por edhe si luftë bandash.
Largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm kreu i demokratëve e konsideron si rezultat të përplasjes së klaneve politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre.
“Në thelb është përplasje klanesh politike dhe bandave që qëndrojnë pas tyre. Pra një klan i fuqishëm politik, ai i Tahirit, ku përfshihen dhe eksponentë të PS, si Vangjush Dako dhe një klan tjetër politik dhe ky i lidhur me banda ku përfshihet Fatmir Xhafaj dhe të tjerë zyrtarë të lartë janë përplasur për pushtet dhe për kontroll”, tha Basha.
Të propozuarin nga kryeministri për ministër të Brendshëm, Sandër Lleshi, këshilltar i Ramës për rendin, kreu i demokratëve e quajti thjeshtësisht një vartës të shefit të ekzekutivit. Basha thekson se Lleshi vjen në post pa asnjë përgjegjësi politike dhe se është aktiv për shkak të vullnetit të Ramës.
I pyetur lidhur me paraardhësin e tij, liderin historik të demokratëve Sali Berisha dhe kohën kur ky i fundit nuk do të luaj më rolin dhe ndikimin politik që ka në parti, Lulzim Basha dha një përgjigje përfundimtare.
Arian Çani: Kur do e vrasësh babën politik?
Lulzim Basha: Kurrë!
/abcnews.al


