Mesfushori i Liverpool, Georgino Wijnaldum, pritet të largohet në fund të sezonit. Holandezi do të jetë një lojtar i lirë dhe deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga të dy palët për rinovimin. Gjithsesi, ai është një nga lojtarët më të rëdnësishëm në formacionin e Jurgen Klopp dhe prandaj drejtuesit e klubit po mendojnë që tani për zëvendësuesin e tij.
Sipas raportmit të “Tutto Udinese”, i përzgjedhuri i “The Reds” është Rodrigo de Paul. Ylli i Udinezes ka shkëlqyer edhe këtë sezon në Serie A, duke rënë menjëherë në radarët e klubeve të mëdhenj të Europës falë paraqitjeve të tij.
Kartoni i argjentinasit vlerësohet diku te 40 milionë euro, një shifër kjo e përballueshme për anglezët. Deri në këtë pikë të sezonit, 26 vjeçari numëron 23 ndeshje me fanellën e Udinezes, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhururar 3 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al