Largimi i Rrumbullakut/ Karamuço: Nuk është dorëhequr, por shkarkuar. Duhet rienergjizim i policisë

schedule18:38 - 6 Shtator, 2024

schedule 18:38 - 6 Shtator, 2024

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Muhamet Rrumbullaku nuk është dorëhequr nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi ende nuk ka një dokument që e fakton këtë.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Karamuço u shpreh se Rrumbullaku mund të jetë liruar nga detyra.

Sipas Karamuços, duhet një rienergjizim në radhët e Policisë së Shtetit.

“Unë nuk di të ketë dhënë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk kam parë kopje zyrtare të dorëheqjes së tij. Mbase mund të jetë liruar nga detyra. Ka ditë që e dëgjoj këtë. Në dy raste, mendoj se është kthyer procedura që ai të shkarkohej. Zoti Rrumbullaku ka pasur edhe të mira edhe të këqija në punën që ka bërë. Ishte një proces normal që erdhi si pasojë e miratimit të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, që diktonte një reflektim të të gjithë trupës policore, në kuptimin e hierarkisë komanduese dhe kritereve të reja që parashikoheshin për të Kishte rreth 36 ditë që ministri i Brendshëm nuk po ndihej, kjo të bënte habi. Më thanë që po përgatiste ndryshime të mëdha. Nuk duhen bërë konstaste të forta, nuk flitet për emra. Janë mangësi, fenomene të mbartura në vite të Policisë së Shtetit që duhet ndryshuar, duhet rienergjizuar”, theksoi ai./abcnews.al