Largimi i Mourinho, si te Chelsea shpërthyen në lot në vitin 2007

schedule09:35 - 15 Prill, 2020

schedule 09:35 - 15 Prill, 2020

Një vit te Chelsea dhe madje Mourinho i dha numrin nëntë. Stive Sidwell, pas katër vitesh kishte lënë Reading dhe londinezët i ofruan një kontratë. Nuk mund të refuzonte dhe luajti 15 ndeshje me Blutë e Londrës, pa mundur dot të lërë gjurmë. Vetëm një sezon aty dhe më pas kaloi tek Aston Villa.

Sidwell së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për “TheAthletic” dhe tregon si u përjetua nga futbollistët e Chelsea largimi i Jose Mourinho, në vitin 2007. Sulmuesi, i pensionuar tashmë, nuk mund ta harrojë atë momente dhe ato pamje.

“Ishte e çuditshme kur Jose erdhi të përshëndeste ekipin, pasi do të largohej. Ju mund të keni dëgjuar për atë momentin e qetësisë totale. Dukej sikur të kishte vdekur një njeri. Kur shihni njerëz të fortë, si Lampard, Drogba dhe Terry duke qarë në dysheme, është me të vërtetë e çuditshme”, tregon Sidwell. /abcnews.al