Humbja me Partizanin në kampionat duke se ka shkaktuar ‘tërmet’ te skuadra e Teutës. Pas kësaj disfate ka dhënë dorëheqjen trajneri Edi Martini i cili ka vendosur të mos jetë më në krye të skuadrës kampione.
Ky sezon për djemtë e detit nuk ka qenë sipas pritshmërisë së drejtuezve dhe rezultatet e marra janë shumë larg asaj që skuadra pretendon për titullin kampion.
Edi Martini kështu largohet nga Teuta me kokën lart si trajneri më i suksesshëm i djemve të detit sepse ka fituar një titull kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe dy Superkupa.
Sipas ‘Panorama Sport” kandidati kryesorë për të marrë drejtimin e durrsakëve dhe për të zëvendësuar kështu tashmë të larguarin Martini është trajneri Armando Cungu, i cili aktualisht është trajneri i kombëtares shqiptare të U-19. /f.a/abcnews.al