Largimi i Martial nga Manchester United, “Djajtë e Kuq” gjejnë zëvendësuesin e francezit

schedule09:33 - 3 Qershor, 2024

schedule 09:33 - 3 Qershor, 2024

Manchester United raportohet se janë duke bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Wolves, Matheus Cunha, pas largimit të Anthony Martial.

“Djajtë e Kuq” e shohin Cunhan si futbollistin ideal për të plotësuar boshllëkun që do ta lë Martial pas largimit nga klubi.

“The Mirror” raporton se braziliani është në listën e prioriteve kryesore të bordit të klubit, teksa po bëhen gati për ndryshime të mëdha gjatë merkatos verore.

Pas largimit të Martialit për shkak se i skadon kontrata gjatë kësaj vere, Manchester United do të mbetet me vetëm dy sulmues në ekip, Marcus Rashford dhe Rasmus Hojlund, andaj nënshkrimi me një sulmues është prioritet kryesor.

Raportimi shton se përveç Cunhas, objektiv tjetër në listën e tyre është edhe Mohammed Kudus i West Hamit.

Cunha ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar tetë asistime për Wolvesin sezonin që lamë pas dhe nuk ishte rastësi pse forma e klubit anglez ra kur Cunha pësoi një lëndim i cili e la jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme.

Një verë e ngarkuar pritet të jetë ajo në ‘Old Trafford’ teksa Jim Ratcliffe dhe grupi i tij INEOS pritet që të jenë në krye të transferimeve dhe largimeve nga klubi për herë të parë që prej se erdhën në krye.

Një vendim duhet të merret fillimisht sa i përket të ardhmes së trajnerit Erik Ten Hag, para se klubi të bëhet gati për një numër të madh largimesh dhe prurjesh të reja./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!