Donald Lu, ambasadori amerikan në Shqipëri, reagoi të hënën mbi vendimin e ish-Prokurorit të Përgjthshëm, Adriatik Llalla, për të mos u kthyer në sistemin e drejtësisë.
“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, u shpreh kryediplomati amerikan në postim në “Twitter”.
Më tej, Lu theksonte largimi nga sistemi nuk i shpëton nga përgjegjësitë e mundshme penale.
“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga Vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shprehej ambasadori./abcnews.al