Largimet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Ranë piramidat e vjetra, prisni raste të tjera 

16:45 | 09/10/201916:450

Artan Lame paralajmëron nga Elbasani, se probleme si me Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore tha nga Elbasani se probleme largime apo dorëheqje do të ketë edhe në Elbasan, Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë etj.

Për kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame largimet ne Vlorë nuk përbëjnë ndonjë shqetësim. Nga Elbasani, ai deklaroi se dorëheqjet e njëpasnjëshme Kadastrën në Vlorë, janë tregues i qartë se paligjshmërinë nuk e mbron askush.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera”, tha Lame.

“Mund të dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në shkodër. Për fat të keq do dëgjoni edhe në Sarandë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është ajo që thotë kryeministri Rama që nuk gjen në Vlorë një njeri që quhet Durim. Janë më të padurueshëm se të tjerët”, tha Lame.

Brenda një muaji janë dorëhequr tre drejtorë. Taulant Canameti u komandua këtë të mërkurë si drejtor i përkohshëm në Kadastrën e Vlorës. Ai mbante postin e zv.drejtorit të dytë dhe ishte i vetmi zyrtar i lartë i mbetur në Kadastër.

Në datën 9 Shtator 2019, Florian Alimadhi u largua nga drejtimi bashkë me zv/drejtorin Klodian Troci. Në drejtim të Kadastrës u komandua Alteo Nazëraj. Vetëm tre ditë pas largimit të dy të parëve erdhi  edhe dorëheqja e zv/drejtorit tjetër të Kadastrës Ardian Musta.

Por më 19 Shtator u largua edhe Alteo Nazeraj dhe në drejtim erdhi Elona Hodaj. Kjo e fundit dha dorëheqjen të martën. Një situatë e tillë në Vlorë u krijua për shkak të një dosjeje të “nxehtë” për prona në bregdetin e Jalës./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono