Largime në masë nga Laçi, afrimi i parë vjen nga Apolonia

schedule09:45 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 09:45 - 20 Dhjetor, 2019

Skuadra e Laçit pati një nisje shumë të ngadaltë të sezonit, çka çoi dhe në shkarkimin e trajnerit Sulejman Starova. Që nga ardhja e Cungut, ekipi ka pasur një rritje të frikshme, duke kapur vendet e para të tabelës. Kurbinasit duan të përforcohen edhe më shumë në merkaton e janarit, por fillimisht ka pasur disa të larguar.

Damian Gjini, Stenio Dutra, Elvi Berisha, Renato Spahiu, Aleksandro Zaimaj dhe Flosard Malçi kanë mbyllur bashkëpunimin e tyre me Laçin dhe sapo të hapet merkato e janarit, do të kenë mundësinë të transferohen te një skuadër e re. Tre të fundit, nuk u grumbulluan në ndeshjen kundër Bylisit dhe janë larguar së fundmi.

Nga kurbinasit, pritet të ketë edhe largime të tjera. Megjithatë, nuk do të ketë vetëm të larguar nga kampi bardhezi. Afrimi i parë pritet të Irlian Ceka. Mbrojtësi i majtë do të rikthehet te Laçi pas huazimit tek Apolonia. Po kërkohen lojtarë të tjerë, kryesisht shqiptare, pasi vendet e të huajve janë të zënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!